Deputeti gjerman shpallet “Qytetar Nderi” i Shtimes

20:36 | 6 Maj 2024
E.G

Deputeti gjerman, Hartmut Ganzke, është shpallur “Qytetar Nder” i Komunës së Shtimes.

Çmimi iu dha atij gjatë një ceremonie solemne të Kuvendit Komunal në prezencë të mysafirëve të veçantë

Me këtë rast kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu tha se falë influencës dhe përkushtimit të Ganzke, është mundësuar një donacion i dy automjeteve moderne për grumbullim të mbeturinave dhe zjarrfikëse.

“Për më tepër, nga mbështetja e Qytetarit tonë të nderit, Ganzkes, jemi në procedura të sigurimit të shkëmbimeve studimore dhe përfituese të përvojës për artistët, sportistët, nxënësve të dalluar dhe punëtorëve të administratës tonë, duke fituar aftësitë më të mira nga praktikat e avancuara të shtetit gjerman”, shkroi Aliu./Arbresh.info/

Të ngjashme