Deputeti gjerman: Komiteti i Ministrave ta pranojë Kosovën në KiE, e vetmja rrugë për të shkuar para

15:32 | 5 Maj 2024
E.H

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knutt Abraham, për 75 vjetorin e themelimit tw KiE-së ka thënë se Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje sa i përket votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, ose duhet të veprohet në vlerat dhe standardet evropiane që Kosova të pranohet në maj, ose të injorohet vlerësimi i detajuar i juristëve të shquar, i tre raportuesve,i tre komisioneve dhe i Asamblesë Parlamentare të KiE.

Me anë të një postimi në X. Abraham thotë se kjo e dyta, do të dërgonte sinjal të dëmshëm te deputetët dhe qytetarët.

“Megjithatë, kjo do të dërgonte një sinjal të dëmshëm për deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund të injorojnë standardet sipas dëshirës”, tha ai.

“Nga ky vendim varet besueshmëria e institucionit, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë (Plani i Ahtisaarit) dhe stabiliteti i rajonit. Nëse respektojmë standardet dhe vlerat, atëherë pranimi i Kosovës në maj është e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar Abraham./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme