Raportuesi gjerman për Kosovën përgjegjës për grupin parlamentar të FDP-së, Thomas Hacker, ka kërkuar nga BE që të merren masa ndaj politikanit serb në Kosovë, Milan Radoiçiq pas ky i fundit e ka pranuar që ka qenë përgjegjës për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Deklarimi i Milan Radoiçiqit jep më shumë qartësi për ata që qendrojnë pas grupit kriminal që janë bashkë-përgjegjës për vrasjen e një polici kosovar. Milan Radoicic duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit për këtë akt të neveritshëm dhe të pajustifikueshëm. Nëse ai ndodhet në Beograd dhe aty merr mbrojtje, është i nevojshëm ekstradimi në Republikën e Kosovës. BE-ja duhet të vijojë me konsekuenca dhe të vendosë sanksione kundër tij”, shkruan Hacker në një deklaratë, raporton DW transmeton Arbresh.info
Radoiçiç: Shkova në Kosovë për të infkurajuar serbët të bëjnë qëndresë kundër regjimit terrorist të Kurtit
Politikani serb nga Kosova, Milan Radoicic, të premten kishte parnuar se mori pjesë në një përleshje me armë me policinë, të dielën e shtatorit policia e Kosovës luftoi me rreth 30 serbë të armatosur rëndë të cilët ishin barrikaduar në manastirin ortodoks të Banjskës.
Tre sulmues dhe një polic i Kosovës u vranë.
Në një letër dërguar shtypit nga avokati i tij, Radoiçiq, i cili është i kërkuar në Kosovë dhe jeton në Serbi, tha se kishte ardhur në Kosovë “për të inkurajuar serbët të bëjnë rezistencë kundër regjimit terrorist të Kurtit”.
“Unë personalisht kam përgatitur logjistikën për mbrojtjen e serbëve”, tha Radoiçiq, duke shtuar se nuk i kishte informuar autoritetet serbe për aktivitetet e tij.
Autoritetet e Kosovës kishin akuzuar Serbinë për ofrimin e financave dhe mbështetje praktike për operacionin, të cilin Beogradi e mohoi. Radoiçiq tha se polici i Kosovës ishte vrarë rastësisht.
Më tej, ai shkruan se “nga të dyja palët është hapur një zjarr i ashpër, në të cilin humbën jetën tre shokët tanë – heronj”.
Prokuroria e Kosovës kërkon konfiksim të pasurisë së Radoiçiçit
Ndërkohë, prokuroria e Kosovës bastisi të premten pesë ambiente të lidhura me Radoiçiqin dhe kërkoi sekuestrimin e një vile ne liqenin e Ujmanit. Dy automjete Mercedes, një gomone dhe 4.8 kg argjendi u konfiskuan.
Radoiçiq, kërkohet prej kohësh nga organet e gjyqësorit në Kosovë, ndër të tjera, edhe për lidhje me vrasjen e liderit serb të moderuar të Kosovës, Oliver Ivanoviç, në vitin 2018.
SHBA ka vënë sanksione kundër tij edhe sepse dyshohet të ketë lidhje me krimin e organizuar.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag