Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka reaguar pas vrasjes së policit të Kosova në veri dhe plagosjen e një tjetri.
Me anë të një postimi në Twitter, Roth ka thënë se përgjegjës për sulmin janë bandat serde, të cilat janë të mbështetura drejtpërdrejt nga Beogradi, transmeton Arbresh.info.
Mes tjerash, Roth tha së është kureshtar ta shoh se cili do të jetë justifikimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
”Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe (me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi) ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi do të ketë Vuçiq”, ka thënë ai.
Die brutale Gewalt nimmt einfach kein Ende. Nun kam ein kosovarischer Polizist zu Tode. Vermutlich tragen dafür wieder serbische Gangs (mit direkter Unterstützung aus Belgrad) die Verantwortung. Ich bin gespannt, was Präsident @avucic diesmal als Ausrede einfällt. https://t.co/0Qjmafe6ax
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦 (@MiRo_SPD) September 24, 2023
Kujtojmë se situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Deri me tani, javë vrarë 3 sulmues, është arrestuar një person dhe katër të tjerë janë kapur me radiolidhje./Arbresh.info
lexo edhe:
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare