Google ADS

Deputeti gjerman ironizon me LDK-në dhe VV-në: S’keni nevojë të martoheni, veç besoni tek njëra-tjetra

12:40 | 19 Dhjetor 2019
L G

Deputeti gjerman, Christian Schmidt pas takimit me krerët e VV-së dhe LDK-së ka ironizuar me ta, ndërsa ka folur për krjimin e institucioneve të reja, çka u ka bërë thirrje t’i krijojnë sa më shpejt.

Schmidt ka pohuar se palët nuk kanë nevojë të krijojnë një martesë dashurie, veç të kenë besim tek njëra-tjetra, shkruan Reporteri.net.

Në këtë rast nuk është e thënë të krijjohet një martesë dashurie.S a për ta ilustruar këtë që e thash një nga presidentët federal të Gjermanisë e kanë pyetur nëse e don vendin e tij, ai ka thënë se e don gruan e vet. Ajo që dua të them është se nuk duhet krijuar lidhje dashurie, ka rëndësi të ketë besim në mes të palëve dhe kjo është serioze”, tha ai.

Si Schmidt edhe deputeti tjetër, Peter Beyer, kërkuan nga VV e LDK që të mos humbin kohë në detaje teknike, por të krijojnë sa më parë qeverinë e re.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme