Deputeti gjerman, Reinhard Butikofer ka reaguar pas takimit të sotëm të nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut.
Me anë të një postimi në X (ish-Twitter), Butikofer ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të fillojë t’i thotë Vuçiqit që të mosvendosurit mes orientimit të Moskës dhe orientimit të Brukselit nuk është më e tolerushme , shkruan Arbresh.info.
Tutje ai ka treguar pasojat nëse presidenti i Serbisë dëshiron të luajë rolin e njeriut të Putinit.
“Nëse ai dëshiron të luajë një rol si njeriu i Putinit në Ballkanin Perëndimor dhe të ndjekë një agjendë më të madhe të Serbisë, ai mund të përpiqet ta bëjë këtë. Por pastaj perspektiva e integrimit zhduket dhe rrjedhja e parave thahet dhe ai ”, ka shkruar deputeti gjerman.
“Detyrojeni atë që të jetë i sinqertë me serbët: Vazhdimi i ekuivokimit nuk është një opsion për Serbinë nga një perspektivë evropiane”, tha ndër të tjera Butikofer.
Ndër të tjera ai ka kërkuar ndryshimin e kursit të SHBA-ve dhe BE-së në raport me Serbinë .
“Minimi i stabilitetit, sigurisë dhe përparimit demokratik të Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës nga Serbia duhet të ndalet tani! SHBA dhe BE duhet të ndryshojnë kursin. Nacionalizmi agresiv nuk ka vend në Evropën e integrimit. Bëje Serbinë të zgjedhë. Unë besoj se njerëzit do të zgjedhin Evropën”, përfundoi ai./Arbresh.info
The EU must start telling Serbia’s Vučić, that not deciding between a Moscow orientation and a Brussels orientation is no longer tolerable. If he wants to play a role as Putin’s man in the Western Balkans and to pursue a greater Serbia agenda, he can try to do that. But then … https://t.co/So6lCmgt2z
— Reinhard Bütikofer (@bueti) September 14, 2023
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...