Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me dy vjet burgim me kusht, deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, pasi ai është shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit me subvencione.
Me dy vjet burgim me kusht, për të njëjtën vepër penale është dënuar edhe i akuzuari tjetër në këtë rast, Bajram Gashi.
Por, dënimi ndaj tyre, nuk do të ekzekutohet nëse ata nuk kryejnë vepra penale brenda periudhës tre vjeçare.
Etem Arifi, për ushtrim të ndikimit është liruar nga akuza, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer këtë vepër penale, shkruan Betimi për Drejtësi.
Të akuzuarit janë obliguar që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) t’ia kompensojnë shumën prej 22.900 euro si dhe Zyrës për Komunitete në Kryeministri shumën prej 2.749 euro.
Ndërsa, në qoftë se të njëjtit nuk i kompensojnë këto shuma në afat prej gjashtë muajsh dënimi me kusht do të revokohet.
Ata janë obliguar të paguajnë edhe paushallin gjyqësor secili veç e veç nga 50 euro.
Sipas aktakuzës, Etem Arifi ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, duke siguruar në këtë mënyre shumën prej 25.646.00 euro.
Këto para, sipas prokurorisë, nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë, por janë përvetësuar nga Arifi dhe Gashi për persona të tjerë.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...