Deputeti Berisha kërkon reagimin e Qeverisë për taksën rrugore në autostradë

18:10 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nisma Socialdemokrate , Zafir Berisha, taksën e vënë nga Qeveria e Shqipërisë për “Autostradën e Kombit” e ka cilësuar si të lartë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se në lidhje me çmimin e vënë, Qeveria e Kosovës duhet të japë qëndrimin e saj.

Postimi i tij i plotë:

Për shkak të rrethanave social-ekonomike në Kosovë dhe Shqipëri, taksa në tunelin e Kalimashit është e madhe”.

Reagimi i arsyeshëm i qytetarëve për këtë taksë, besoj se duhet rishikohet taksa nga ata që e kanë vënë”.

Për këtë taksë duhet të japë qëndrimin e vet edhe Qeveria e Kosovës”, ka shkruar Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme