Deputeti Basha: Miu e maca janë bërë bashkë, ua urojmë dashurinë LDK-së e PDK-së

13:05 | 4 Dhjetor 2020
L G

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në Podujevë i ka bërë bashkë LDK-në e PDK-në.

“Maca e mini bahen bashkë kur e kanë zorin e madhë, e zori i madh e ka emrin Podujevë”, ka thënë Basha në seancën e sotme.

I njejti ka thënë se arsyeja se pse janë bërë bashkë për buxhetin dhe ligjin për rimëkëmbje është vetë bëhet punë për të holla, që sipas deputetit të LVV-së janë pikat ku bashkohen dy subjektet.

“Unë mendoj që qysh janë bë bashkë për buxhet edhe për ligjin për rimëkëmbje, paret e pazaret i bajnë bashkë. Z.Hamza ka qenë pak xheloz që ia morëm pak LDK-në, po dashuria e sinqertë ka qenë me juve”, ka thënë ai.

“Po ja urojmë dashurinë PDK-LDK, e ju urojmë jetë të gjatë”, shtoi i njëjti.

Në seancën e sotme po diskutohet për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, derisa, i njëjti pritet të kalojë në lexim të dytë./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme