Google ADS

Deputeti Bajqinovci kërkon njohjen e Kosovës nga vendet anëtare të SEECP-së si dhe “bllokon” Serbinë në një iniciativë

22:07 | 12 Prill 2022
L G

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka marrë pjesë në takimin e radhës së Komisionit të Përgjithshëm për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim në fushën e Sigurisë, mbajtur në Athinë në cilësinë anëtarit të delegacionit të Përhershëm të Kuvendit i Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Gjatë fjalimit të tij, Bajqinovci, ka kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës nga vendet anëtare të SEECP-së.

“Në asamble (AP e SEECP-së) morën pjesë përfaqësuesit nga Turqia, Greqia, Rumania, Moldavia, Maqedonia Veriore, Bullgaria dhe Kroacia. Gjatë këtij takimi, përfitova nga rasti, gjithashtu të kërkoj nga vendet pjesëmarrëse, anëtare të SEECP-së të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, njohjen e Kosovës si shtet si dhe mbështetjen e vendeve anëtare për Kosovën në aspiratat e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO”, shkruan Bajqinovci në Facebook.

Gjatë raportimeve të deputeteve të SEECP-së, sipas tij u diskutuan dokumentet e punës draft raporti dhe draft rezoluta, me temë: “Mbrojtja e të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtave të grupeve të cënueshme (vulnerabël)’” . /arbresh.info/

Të ngjashme