Deputeti Arben Gashi në Beograd tallet me Gjuriqin

17:34 | 13 Tetor 2017
M. A.

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, po merr pjesë në Forumin e Beogradit për Siguri. Në mediat serbe Gashi është përmendur për një polemikë të zhvilluar me Marko Gjuriqin gjatë forumit për emërtimin e Kosovës si “Kosova e Metohia”.

Arben Gashi ka kundërshtuar emërtimin e Kosovës ndryshe nga siç njihet ndërkombëtarisht

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë” në Serbi, Marko Gjuriq ndër të tjera ka thënë se “edhe Arben Gashi, deputet i Lidhgjes Demokratike të Kosovës, thotë se janë të nevojshme ndryshimet në Kosovë dhe se këto ndryshime na nevojiten që të kemi ardhmëri”. Por, siç thotë, na duhet konstruktiviteti dhe jo qasja destruktive.

“Kemi nevojë të domosdoshme për relaksim të raporteve dhe sa më shumë bashkëbisedues siç është Dalibor Jevtiqi (po ashtu pjesëmarrës i panelit nga radhët e Listës Serbe të Kosovës)”, ka thënë deputeti i LDK’së.

“Por, siç ka thënë ai, në këtë drejtim nuk do të kontribuojë fakti se Gjuriq kur flet për Kosovën vazhdimisht thotë “Kosova e Metohia”, meqë, siç thotë Gashi, Kosova ka emrin zyrtar, duke pyetur se si do të merrej sikur ky të thoshte Pashallëku i Beogradit”, ose “Sanxhaku i Smederevës “

Duke iu përgjigjur kësaj vërejtjeje, Gjuriq ka sqaruar se për serbët Kosova e Metohia është më shumë nocion dhe term gjeografik dhe se ka rëndësi të veçantë kulturore e historike për popullin serb.

Pos kësaj, ka shtuar Gjuriq, Gashi mund të vijë në Beograd sa herë të dojë, ku, siç ka thënë ndodhet për herë të parë dhe se po i pëlqen, le ta quaj Pashallëk i Beogradit dhe si t’ia dojë qejfi, por ka shtuar se “Unë nuk mund të them diçka të tillë në Prishtinë, meqë në gjashtë muajt e fundit as që kam mundur të hyjë atje”, ka thënë Gjuriq.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme