Deputetëve të Vetëvendosje iu është caktuar 24 orë ndalim policor

21:12 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje iu është caktuar 24 orë ndalim policor, ka konfirmuar për KTV-në Prokuroria.
Në Kuvendit e Kosovës sot janë arrestuar shtatë deputetë të Vetëvendosjes për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancën për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Drita Millaku, Fitore Pacolli, Arbërie Nagavci, Liburn Aliu, Salih Zyba, Xhelal Sveçla, dhe Valon Ramadani janë deputetët e Vetëvendosjes të cilëve iu është caktuar 24 orë ndalim policor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme