Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti dhe Shqipe Pantina, po marrin pjesë në një program vizite treditore në Gjermani, me ftesë të Ambasadës dhe Qeverisë Gjermane.
Takimet filluan në Bundestag, me deputetë nga Komisioni për punë të jashtme, Komisioni për ligje, Grupi e Miqësisë me vendet e Evropës juglindore, si dhe me fondacione dhe shoqata të ndryshme.
Deputetët poashtu u pritën nga ministri për çështjet evropiane, Michael Roth.
Në të gjitha takimet në fokus ishte mbështetja për Kosovën në proceset integruese dhe veçanarisht liberalizimi i vizave.
Sot, deputetët e Kuvendit do të zhvillojnë takime në Landin e Thuringia, me kryetarin dhe anëtarët e parlamentit të këtij Landi.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës