Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka ende liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian (BE) kryesisht për shkak të dështimit të klasës politike në miratimin me kohë të Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe në luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar. Pavarësisht këtij dështimi, shumica e deputetëve dhe e ministrave të Kosovës e kanë zgjidhur çështjen e lëvizjes së lirë në Zonën Schengen duke u pajisur me pasaporta të Shqipërisë ose të disa shteteve të Bashkimit Evropian. shkruan gazeta “Zëri”.
Deputeti i LDK-së, i cili ka nënshtetësi të Shqipërisë, Arben Gashi, ka thënë për “Zërin” se një gjë e tillë është çështje personale dhe se nënshtetësinë e ka qysh para më shumë se 20 vjetësh.
“Ajo është çështje personale. Unë shtetësinë e kam marrë në vitin 1996. Nuk ka të bëjë asgjë me qenien ose me mosqenien time deputet. Nga këndvështrimi im nuk ka të bëjë me faktin që unë jam deputet e jam bërë shtetas i Shqipërisë, shtetas i Shqipërisë jam bërë në vitin 1996”, ka deklaruar Gashi.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi ka pohuar për “Zërin” se ka nënshtetësi të Shqipërisë, por një gjë e tillë është e drejtë e secilit qytetar.
“Është e drejtë e çdo qytetari të kenë shtetësinë ku qëndrojnë, por po ashtu të kenë edhe shtetësi të dytë e kjo është e drejtë themelore e çdo qytetari”, ka deklaruar ai.
Në anën tjetër njohësi i çështjeve integruese, Besnik Vasolli, ka thënë se pajisja e zyrtarëve shtetërorë me dy ose më shumë nënshtetësi nuk paraqet ndonjë problem, porse ata nuk e përjetojnë atë që e përjetojnë qytetarët për të dalë jashtë vendit.
“Është e vërtetë që një numër i konsiderueshëm i politikëbërësve në Kosovë janë të pajisur me pasaporta të vendeve të treta. Kjo ua mundëson lirinë e lëvizjes në Zonën Shengen dhe kështu ata nuk e përjetojnë zemërimin e aplikimit për viza si qytetarët e tjerë të Kosovës. Por edhe në rast se nuk kanë pasaportë të vendeve të treta elita politike dhe ajo administrative kanë lehtësira të konsiderueshme gjatë aplikimit”, ka potencuar ai.
Shumica prej tyre sipas Vasollit kanë mundësi të aplikojnë me procedura të përshpejtuara.
“Në disa raste janë të liruar nga pagesa dhe në disa raste nuk kanë nevojë të aplikojnë personalisht, por dikush nga zyra e tyre aplikon për ta. Po ashtu në shumicën e rasteve afati i vizave për udhëheqës politikë dhe administrativë është më e gjatë sesa e ndërmarrësve ose e qytetarëve të rëndomtë”, ka shtuar Vasolli.
Kurse profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë se secilit person qoftë deputet ose çfarëdo tjetër i lejohet t’i ketë dy ose tri shtetësi. Por ajo çka sipas tij është e pafalshme, është fakti që nuk kryhen detyrat për heqjen e vizave.
“Në kuptimin e përgjithshëm liberalizimi është stërzgjatur, por nuk mund të ketë alibi që të thuhet se ne i kemi kryer detyrat, edhe ne e kemi një pjesë të fajit në këtë pikë, që edhe deputetët sikur pjesëtarët e tjerë të institucioneve normalisht që janë përgjegjës”, ka nënvizuar ai.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...