Deputetët sot takohen me qytetarët e Pejës

07:45 | 22 Qershor 2018
V. S.

Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, sot, e premte më 22 qershor 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës.

Takimi mbahet në Teatrin profesional “Istref Begolli” dhe fillon në orën 14:00.

Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Pejës do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Besa Gaxherri, Hajdar Beqa, Fatmire Kollçaku, Dukagjin Gorani, Muharrem Nitaj dhe Haxhi Shala./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme