Deputetët rikthehen në Kuvend, pritet vazhdimi i seancës konstituive

13:42 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Seanca konstituive e paraparë që të vazhdonte sot në ora 11:00 me kërkesë të koalicionit PAN dhe AKR-së është shtyrë për në ora 14:00 për shkak të mungesës së deputetëve të PAN-it në seancë.

Deputetët e partive të tjera i kanë quajtur pazare politike veprimet e PAN-it, koalicion ky që nuk ishte i pranishëm në seancën që e kërkoi vetë pasi kishte siguruar numrat për ta votuar të nominuarin e saj për kryetar Kuvendi, Kadri Veseli, shkruan arbresh.info.

Disa deputetë kanë filluar, duke përfshirë edhe ata të PAN-it kanë filluar të hyjnë në Kuvend në pritje të vazhdimit të seancës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme