Deputetët e legjislaturës së shkuar të cilët nuk janë pjesë e kësaj të radhës do të vazhdojnë të marrin pagën e plotë prej deputeti edhe për 12 muaj të tjerë.
Kjo pagë sipas monitoruesit të Kuvendit të Kosovës nga KDI, Albert Krasniqi, njihet si pagë kalimtare e të cilën do të vazhdojnë të marrin edhe ministrat e kabinetit qeveritar.
“Të gjithë deputetët e legjislaturës së kaluar të cilët nuk gëzojnë të hyra tjera nga buxheti i shtetit, kanë të drejtën e përfitimit të pagës së plotë bazë të deputetit për një periudhë prej 12 muajve, që ndryshe njihet si pagë kalimtare. Kjo bëhet më qëllim të transferimit sa më të lehtë nga jeta politike në jetën private. Për 12 muaj pagën do ta marrin edhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, ndërsa zëvendësministrat për 6 muaj”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.
Madje në bazë të kësaj ndarje të buxhetit të shtetit, përfitime dukshëm më të mëdha do të kenë ish-Kryetari i Kuvendit dhe ish-Kryeministri.
Nëse kryetari i Kuvendit të Kosovës, nuk arrin të rizgjidhet në postin e tij, ai do të vazhdoj të marr 70 përqindëshin e pagës bazë të kryeparlamentarit për gjithë jetën.
“Ligji për përfitimet e ish zyrtarëve të lartë iu mundëson që vetëm me ushtrimin e funksionit për të paktën gjashtë muaj, përgjatë gjithë jetës të marrin 70% të pagës aktuale të funksionit përkatës. Përveç kësaj, të njëjtit do të kenë edhe shumë përfitime të tjera, si një asistent të lartë, vozitësin dhe një truprojë. Ata do të kenë edhe një hapësirë të përshtatshme zyre të mobiluar dhe të pajisur, që i mbulohen shpenzimet e komunikimit deri në 1200 Euro në vit. Në këtë ligj është menduar edhe për përfitime të familjarëve të ish zyrtarëve të lartë pas vdekjes së tyre. E veja ose fëmijët nën moshën 18 vjeçare kanë të drejtë të marrin përfitim monetar në një vlerë prej 60% të pagës”, ka shtuar Krasniqi.
Një ashtu Monitoruesi i Punës së Kuvendit ka thënë se përveç ish-Kryetarit të Kuvendit dhe ish-Kryeministri, të njëjtat përfitime vlejnë edhe për ish-Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ish-Kryeprokurorin e Shtetit dhe ish-Kryetarin e Gjykatës Supreme.
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...