Deputetet që do të përfaqësojnë VV-në në Kuvend

14:28 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje ka befasuar të gjithë në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit kur mori rreth 27 % të votave.

Partia e Visar Ymerit, e cila në legjislaturën e kaluar ka pasur 17 deputetë, tani do të ketë 31 deputetë.

Indeksonline ka siguruar listën e kandidatëve të Vetëvendosjes të cilat kanë marrë vota të mjaftueshme për të qenë pjesë të Kuvendit.

Në këtë listë ajo qe bie në sy është se shumica e deputetëve të legjislaturës se kaluar do të jenë përsëri deputet në Kuvendin e Kosovës.

Vota më bollëk kanë marrë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Dardan Sejdiu.

Edhe aderimet e reja të Vetëvendosjes kanë fituar mandatin e deputetit. Emrat si: Dukagjin Gorani, Adem Mikullovci, Sami Kurteshi dhe Ali Lajçi do të jenë pjesë e legjislativit.

Pjesë e organit më të lartë legjislativ do të jetë edhe Frashër Krasniqi, i cili është i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit.

Vetëvendosje do të ketë 22 deputet meshkuj dhe 9 deputete.

Albin Kurti

Shpend Ahmeti

Dardan Molliqaj

Dardan Sejdiu

Visar Ymeri

Glauk Konjufca

Fisnik Ismaili

Rexhep Selimi

Liburn Aliu

Dukagjin Gorani

Adem Mikullovci

Sami Kurteshi

Driton Çaushi

Faton Topalli

Ismajl Kurteshi

Salih Salihu

Ali Lajçi

Mytaher Haskuka

Valon Ramadani

Arber Rexhaj

Qendron Kastrati

Frasher Krasniqi

Aida Derguti

Albulena Haxhiu

Donika Kadaj

Besa Baftiu

Fatmire Kollçaku

Arberie Nagavci

Saranda Bogujevci

Shqipe Pantina

Fitore Pacolli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme