Deputeti i PDK-së Shaip Muja derisa paraqiti projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” tha se Kuvendi është lodhur dhe se po bëhet cirk këtu.
“Prapë do t’ia adresoj lodhjen e Kuvendit dhe duhet të vinte nga partia dhe sekretariati se kush flet, e jo të bëhet ky far cirku”, tha Muja.
Projektligji është përkrahur në parim nga të gjitha partitë politike, pasi e kanë konsideruar të rëndësishëm një projektligj të tillë. Mirëpo, ishte deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli tha se ata që e dinë mirë historinë e Kosovës dhe ata që e kanë projektuar pavarësinë e Kosovës, do duhej të kishin përpara dy projektligje, për me morialin “Ibrahim Rugova” dhe memorialin “Adem Jashari”.
“Unë veç në këtë mënyrë e votoj këtë projektligj, dhe ftoj edhe LDK-në ta bëjë këtë, por edhe partitë tjera”, tha Tërmkolli.
Ndaj Tërmkollit repikoi deputeti Muja, tha se më së paku ka pritur që të thotë dikush se po bëhet fushatë me këtë projektligj.
Sipas Mujës po bëhet përpjekje për ta shpëtuar një vlerë të jashtëzakonshme kombëtare, pasi Ademi nuk ka vdekur për një njeri, por për tërë Kosovën.
Përsëri deputetja Tërmkolli, e cila tha se nuk janë deputetët që vlerësojnë se kush është unik e kush jo. “Vlerësimin kush është unik e kush jo, nuk e bën askush këtu, është e turpshme të vlerësosh kush është unik e kush jo. Ibrahim Rugovën e kanë njohur tërë bota”, tha Tërmkolli.
Për këtë projektligj Qeveria e Kosovës nuk e ka dhënë asnjë koment, derisa u kritikua nga deputetët pse nuk ka gjetur kohë të jap komentet e saj/Arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League