Përderisa pagat mujore në Kosovë sillen nga 130 deri në mbi 400 euro, deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të kenë pagë pesë herë më të lartë se paga mesatare në vend.
Këtë paga të larta të deputetëve në një vend të varfër, siç është Kosova, po kundërshtohen nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë për çështjeve ekonomike.
Të 120 deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përveç pagës mujore prej rreth 1500 eurosh në muaj, gëzojnë edhe të drejta shtesë materiale për çdo aktivitet të tyre. Për dy seanca gjatë muajit, ata marrin 240 euro.
Kurse, për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare, fitojnë shtesa prej 160 eurosh, shkruan Insajderi.
Kështu, si tërësi, të ardhurat mujore të deputetëve, përfshirë edhe mëditjet, arrijnë apo edhe e tejkalojnë shumën prej 2000 eurosh.
Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se deputetët e Kosovës janë më të paguarit në rajon dhe sipas tij, ata bëjnë shumë më pak punë, për sa paguhen.
“As pagën mesatare prej 2 mijë eurove që marrin në muaj deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e meritojnë, pasi që nuk bëjnë punë sa duhet. Ne jemi dëshmitarë se si po funksionon Kuvendi. Pra, deputetët nuk e meritojnë as këtë pagë që e kanë e lërë më të bëhet fjalë për rritje të pagave dhe mëditjeve për deputetët”, thekson Demhasaj.
Një dallim kaq i madh të ardhurave personale të një deputeti dhe pagës mesatare në Kosovë, në aspektin ekonomik, sipas ekspertit të çështjeve ekonomike Berim Ramosaj është jo racionale.
Sipas tij, këto paga tejkalojnë dukshëm potencialin dhe fuqinë e buxhetit të Kosovës, po ashtu, siç thekson Ramosaj këto paga bëjnë një diferencë të madhe të atyre që përfaqësojnë qytetarin dhe vetë qytetarin.
“Duke marrë parasysh diferencën sociale që ekziston midis njerëzve që punojnë në institucione publike qoftë kur është fjala për deputetët dhe pagës mesatare dhe minimale shihet se është fjala për një diferencë relativisht të lartë që nuk i shkon për shtati as një politike dhe as politik bërjes në Kosovë”, thotë profesor Ramosaj.
Ndryshe, të martën në mbledhjen e Komisionit për Buxhet në pikën e rendit të ditës “Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018 – 2020, është bërë kërkesë për mjete shtesë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës Ismet Krasniqi ka thënë se në kategorinë e pagave për vitin 2018 – 2019 janë paraparë 1 milionë e 400 mijë euro mjete shtesë.
“Ne kemi reflektuar si kërkesë buxhetore pasi që në vitin 2018 përmbyllet afati katër vjeçar i deputetëve dhe në zgjedhjet eventuale këto janë një buxhet i paraparë për pagat për mandatin pasiv të deputetëve, për kompensim, është paraparë gjysma e vitit 2018 dhe gjysma e vitit 2019”, ka theksuar ai.
Kosova për vite me radhë nuk ka pasur rritje ekonomike më të lartë se 4 për qind. Niveli i papunësisë konsiderohet ët jetë i lartë dhe atë mbi 26 për qind sipas të dhënave zyrtare.
Paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është mbi 400 euro në muaj, derisa, sipas të dhënave të organizatave ekonomike në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro.
Pensionistët e moshës marrin 80 euro në muaj, derisa pensionistët kontribut-pagues marrin prej 140 deri në 240 euro në muaj.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...