Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë po presin deri në 1 vit që t’u shqyrtohet aplikacioni nga Komisioni qeveritar që merret me këtë çështje.
Këto shqetësime janë ngritur nga anëtarë të Komisionit parlamentar për të drejta të njeriut, raporton KTV.
Deputetja Teuta Haxhiu, tha se një person e ka kontaktuar atë dhe i është ankuar se ka aplikuar para 1 vit për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale, por nuk ka marrë ende përgjigje.
Kritika për mospunë të këtij komisioni, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës, kanë pasur edhe deputetë të tjerë.
Për këtë, komisioni do ta ftojë javën e ardhshme për raportim ministrin e Punës, Skënder Reçica.
Aty u ngritën edhe shqetësime të tjera për tema të ndryshme.
Kur në rend dite ishte shqyrtimi i peticioneve, deputetët dhanë kritika të shumta se pse peticioni për bashkimin e Mitrovicës së Jugut me atë të Veriut, ende nuk ka ardhur në këtë komision.
Gjatë mbledhjes së këtij komisioni, u përmend edhe dorëheqja e anëtarit të bordit të drejtorëve të Telekomit, Osman Ejupi.
Aty u tha se duhet të reagohet në raste të tilla dhe mos të lejohet të ketë nepotizëm në ndërmarrje publike.
Ky komision, ndërkaq, gjithashtu ka pranuar një kërkesë nga organizata joqeveritare “Avonet” që rasti i abuzimit seksual të vajzës nga Drenasi, t’i kalojë për shqyrtim Gjykatës Themelore të Ferizajt, në mënyrë që mos të ketë ndikime.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...