Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka diskutuar lidhur me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kryesuesi i Komisionit Haki Abazi tha se në bashkëbisedim me ministren e MPJD-së do të merr informacione se si ka qenë qasja karshi këtyre pesë vendeve.
“Aspirata jonë është që të marrim edhe ulëse në Kombet e Bashkuara. Njohja e këtyre pesë vendeve është afatgjate dhe cila është narrative që ne ju kemi qas këtyre pesë vendeve”.Deputetja e AAK-së Time Kadriaj tha se Kosova ka aspirata të mëdha, derisa shtoi se takimet bilaterale pandemia i ka penguar.
Kadriaj po e sheh të gabueshme qasjen e ministres Donika Gërvalla karshi këtyre proceseve.
“Kjo është një pengesë e madhe sepse Kosova ka aspirata ta më të mëdha sepse ne dëshirojmë me qenë pjesë e OKB-së dhe NATO. Liberalizimi dhe njohja e pesë vendeve duhet me qenë kërkesë dhe ditëve të fundit kemi pasur handikap për takime për shkak të pandemisë”.“Mundemi me i thirr shoqërinë civile dhe me bisedua edhe me ta, politika e BE-së është se disa vende kanë avancuar dhe ne kemi mbet. Kriteri i krimit dhe korrupsionit nuk është se përfundon këtu, dhe nuk duhet të bëhet gabim sërish”.
Të nevojshme po e sheh krijimin e strategjisë dhe bashkëpunimin me qeverinë për mënyrën e qasjes karshi pesë vendeve që se kanë njohur Kosovën, po vlerëson deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi.
“Arsyeja se ato nuk na njohin për shkak të problemeve të brendshme politike. Nëse ne flasim në nivel parlamentar e vetmja mënyrë që mundemi me pas kontakte menta është përmes Komisioneve. Ne duhet të kemi një strategji në bashkëpunim me qeverinë se si qasemi këtyre pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën”.
Komisioni në mbledhjen e sotme i ka propozuar Kryesisë së Kuvendit formimin e 56 grupeve të miqësisë.“Ne kemi kërkuar me shkrim nga grupet parlamentare për krijimin e 56 grupeve të miqësisë dhe deri më tash janë përgjigjur vetëm AAK dhe VV-ja”, tha Abazi.
Kadriaj ka kërkuara nga anëtarët e komisionit që të angazhohen në formimin e këtyre grupeve të miqësisë.Ndërsa Musliu-Shoshi tha se është e nevojshme që rregullorja të ndryshojë, raporton EO.“Rregullorja të grupet e miqësisë patjetër që duhet me pas ndryshime dhe rregullorja mendoj që duhet me pas një përmirësim”.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...