Google ADS

Deputetët ia mësyjnë komunave, harrojnë Kuvendi

22:31 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Jeta parlamentare në Kosovë vazhdimisht po dëmtohet nga fushata elektorale e stërzgjatur para dhe pas procesit zgjedhor.

Mimoza Kusari-Lila, kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës dhe Qëndron Kastrati, kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës, si dhe Gani Dreshaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Istogut, nuk morën pjesë në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, e kjo bëri që ky Komision të dështojë.

Tribuna Channel ka provuar të kontaktojë me personat në fjalë, por të njëjtin nuk janë përgjigjur në telefon.

Artan Murati nga KDI theksoi se është vërejtur një intensitet shumë i ulët i punës së Kuvendit dhe mospjesëmarrje e vazhdueshme nga anëtarët e komisioneve që kandidojnë në zgjedhjet komunale.

Murati theksoi se duhet të ngrihet vetëdija politike nga ana e këtyre deputetëve.

Edhe Mytaher Haskuka, deputet i kuvendit të Kosovës, njëherësh kandidat për kryetar komune, theksoi se fushata e gjatë 1-mujore po ndikon negativisht, si në punën e kuvendit po ashtu dhe të komisioneve.

Ai theksoi se duhet të rishikohet Ligji për Zgjedhjet.

Ky fenomen ndodh vazhdimisht sa herë vendi ynë përfshihet në fushatë elektorale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme