Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth ka shkruar se BE-ja dhe ShBA-ja nuk kanë një qasje të duhur ndaj raporteve Kosovë-Serbi.
Me anë të një postimi në platformën “X”, ai ka shkruar se kolegët e tij dhe parlamentet e tjera në Evropë kanë dyshime serioze për “strategjinë” e BE-së dhe SHBA-së për të shtensionuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shumë kolegë të shquar nga Bundestagu dhe parlamentet e tjera në Evropë kanë dyshime serioze për “strategjinë” e BE-së dhe SHBA-së për të shtensionuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk është as e ekuilibruar dhe as e zgjuar. Është koha për një ‘Pikë të kthimit’”, ka shkruar Roth duke shpërndar një postim të deputetit të Bundestagut gjerman, Boris Miajtoviq, i cili ka reaguar mbylljen e komunave ilegale në Kosovë.
Deputeti i Bundestagut gjerman, Boris Miajtoviq ka thënë se BE-ja është treguar e pandjeshme në këtë rast.
“Institucionet e drejtuara nga serbët” në Kosovë? A nuk është kjo pjesë e konfliktit të vazhdueshëm? Beogradi vazhdon të mbështesë strukturat ilegale, por ka nënshkruar disa dokumente për tërheqjen e institucioneve zyrtare. Arrita sot në Prishtinë dhe mora shumë pyetje. BE-ja është kaq e pandjeshme”, ka shkruar Mijatoviq./Arbresh.info
Many distinguished colleagues from Bundestag and other Parliaments in Europe have serious doubts about EU’s and U.S.’ “strategy” to deescalate between Serbia and Kosovo. It’s neither balanced nor smart. It’s high time for a “Zeitenwende”. https://t.co/zUQqATP8FJ
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱 (@MiRo_SPD) February 6, 2024
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, nj...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën