Google ADS

Deputetët e VV-së heqin dorë nga kërkesa për përjashtim të trupit gjykues

09:58 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Mbrojtja e deputetëve të VV-së kërkoi pak më parë në seancën ndaj tyre përjashtimin e tërë trupit gjykues.

Kërkesa ka ardhur me arsyetimin se ky trup gjykues nuk është i paanshëm, shkruan arbresh.info.

Pas kësaj, mbrojtja e deputetëve kërkoi 10 minuta ndërprerje të seancës mirëpo pas vazhdimit u tërhoq nga kërkesa që kishte bërë për përjashtimin e tërë trupit gjykues në këtë rast.

Katër deputetët e VV-së, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu e Fatop Topalli janë të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme