Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se draft-raporti i titulluar “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, pasqyron saktë gjendjen në Kuvendin e Kosovës.
“Kuvendi nuk do të duhej të fillonte punën pa programin për vitin 2022”, ka thënë Miftaraj.
Sipas tij, mungesa e kuorumit është pasojë e mungesës së vullnetit politik të deputetëve për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës, raporton “Betimiperdrejtesi”.
Miftaraj ka thënë se deputetët e pushtetit po e bojkotojnë Parlamentin.
Drejtori ekzekutiv i IKD-së ka kërkuar të bëhet transmetimi i mbledhjeve dhe i seancave në mënyrë që qytetarët të kenë qasje të drejtpërdrejtë në punën e Parlamentit.
Ai ka thënë se edhe mungesa e pajisjeve është mungesë e transparencës, pasi qytetarët nuk e dinë se kush qysh ka votuar në seancë të Parlamentit.
“Është sukses miratimi i Rregullores së Kuvendit, mirëpo ne shohim se kjo rregullore ka probleme. Kryetari e përmendi me shumë të drejtë privilegjet, përgjegjësit, të drejtat e deputetit. Në këtë rregullore keni dështu t’i përcaktoni sanksionet kur deputeti mungon në seancën e Kuvendit”, ka thënë ai.
Miftaraj ka kërkuar të forcohet administrata e Kuvendit të Kosovës në profesionalizimin e saj.
Drejtori ekzekutiv i IKD-së ka kërkuar nga deputetët dhe grupet parlamentare që t’i japin komentet e tyre për draft raportin “DOBËT: Raportin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”.
Ai ka thënë se nëse komentet do të jenë bindëse, do t’i përfshijnë në raportin final që do të publikohet.
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...