Pesë emisarët evropianë dhe amerikanë që do vijnë sot në Kosovë dhe Serbi, pritet të vijnë me mesazhe të çarta për të dyja shtetet.
Përfaqësuesit e pesë shteteve vijnë dy ditë pas miratimit të rezolutës nga Parlamenti Evropian që dënon sulmin terrorist në Banjskë, ku me 24 shtator grupi terrorist i përberë prej më shumë se 100 personave të gjithë serbë, e të mbështetur nga Serbia dhe orkestruar e dirigjuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të cilët kishin planifikuar aneksimin e veriut, ku mbeti i vrarë rreshterin e Policisë së Kosovës, heroi, Afrim Bunjaku.
Deputetët e pozitës dhe opozitës kanë qëndrime të ndryshme rreth asaj se cili do jetë mesazhi dhe kërkesa e pesëshes evropiane dhe të SHBA-ve.
Ardhja e tyre për deputetin e opozitës nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha, do të vije edhe oferta e çartë dhe ‘agresive’ që sipas tij, nuk do të jenë të favorshme për Kosovën.
Berisha për Arbresh.info thotë se nuk do të mund të ecet më me planin franko- gjerman pasi që pika e 7, e cila është brenda këtij plani, e përjashton shkuarjen tutje me implementimin e saj.
“Unë mendoj se ata do të vijnë me mesazhe të çarta që s’do të jenë të mira për Kosovën. Tani do të vijnë me mesazhe që nuk do të jenë të favorshme dhe kjo jo për shkak të dështimit të Bashkimit Evropian, dhe mos konsistencës së zyrës së presidentit të ShBA-ve, në zbatimin e marrëveshjeve dhe detyrimeve nga Washingtoni, po për shkak të kursit politik që është ndjek nga qeveria jonë, të cilët nga takimi i Bratisllavës e kanë kuptuar se janë të dëmshme dhe e cenojnë integritetin territorial dhe sovranitetin politik në territor. Këto na çojnë në ofertat agresive që do të vijnë nga pesëshja e përfaqësuesve të shteteve të BE-së dhe ShBA”, shprehet Berisha për Arbresh.info.
Në anën tjetër deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha, thotë se gjithçka tanimë ka bazë në marrëveshjen e dakorduar në Brukesl dhe Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Basha, thotë se si Lëvizje Vetëvendosje që qeverisin me vendin janë pro zbatimit të marrëveshjes, ndërsa me një dozë sarkazme shtonë se Kryeministri do t’i pres dhe do të shohë se çka do të thonë ata.
“ Për ndryshe ne vetëm kemi një marrëveshje, siç e dini edhe vetë Borell e ka thënë se “kemi një marrëveshje”. Kështu që, ne jemi për zbatimin e marrëveshjeve dhe Kryeministri e ka bë edhe propozimin për zbatimin e marrëveshjes në sekuenca edhe nuk ka ma hapësirë për dialog me qenë se ka marrëveshje. Ata do të vijnë dhe kryeministri Kurti do t’i pres ata se çka do të thonë”, pohon Basha për Arbresh.info.
Por, a është Kosova ajo e cila po lëshon pe gjithmonë në raport me Serbinë?
Për deputetin e PDK-së kjo nuk qëndron, sepse sipas tij, asnjëherë nuk ka ndodh nga qeveritë e kaluara, ndërsa Basha përsëritë frazën e Vetëvendosjes se tash është krejt një situatë tjetër që shefi i tij ,kryeministri Kurti, nuk është si paraardhësit që përballë Serbisë kanë lëshuar pe.
Por, se a duhet të shkojë në dialog Kosova me Serbinë e pasanksionuar nga Bashkimi Evropian pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, Berisha mendon se s’ka alternativë dhe duhet dëgjuar ndërkombëtarët për të vazhduar dialogu.
Në anën tjetër deputeti i partisë në pushtet, Dimal Basha thotë se tashmë po e presin atë që e ka thënë edhe vetë BE, se pas marrjes se fakteve edhe do të marrin hapa për sanksionim të shtetit serb.
Ndryshe, neni 7 të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë në disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës.
Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane. /Arbresh.info/ Pleurat Salihu/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare