Disa deputetë të PDK-së tash e sa kohë janë duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Madje, tre prej tyre tashmë kanë nënshkruar edhe mocionin për rrëzimin e qeverisë, të iniciuar nga opozita.Këtë vendim, ata thonë se e kanë marrë, pasi që qeveria e udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, nuk e meriton të vazhdojë deri në fund të mandatit.
Deputeti i PDK-së, Shukri Buja, i cili ka treguar se pse po kërkon rrëzimin e qeverisë, ka thënë për Zëri.info se koalicioni PDK-LDK, qysh në fillim ka pasur mosmarrëveshje.
“Koalicioni qeverisës që në formim ka pasur probleme të theksuara. Ata që sot po çirren se PDK-ja po i tradhton, po harrojnë se janë të njëjtit deputetë të LDK-së që nuk e respektuan marrëveshjen dhe nuk votuan as për presidentin, as për kryeparlamentarin. Madje, as për qeverinë, pra që nga fillet e saj ishte me probleme. Janë të njëjtit që nuk deshën votimin e Demarkacionit”, ka deklaruar ai për “Zëri.info”.
Buja më tej, qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, e ka cilësuar si qeveri me “paterica”.
“Qeveria Mustafa është qeveri që për tri vite ka ecur me patercia, ka bllokuar proceset e shtetit. Përveç Demarkacionit, njihet gabimi i rëndë i marrëveshjes për Asociacionin që gjykata kushtetuese e ka kontestuar në 24 pikat e saj”, është shprehur tutje ai.
Deputeti i PDK-së gjatë bisedës, ka thënë se shpreson që lideri i këtij subjekti, Kadri Veseli, të arrijë marrëveshje me Isa Mustafës dhe ta prishë koalicionin, e jo ta presë votimin e mocionit.
Ndërkaq, deputeti tjetër i PDK-së, i cili ka dalë në përkrahje të mocionit për rrëzimin e qeverisë, Nait Hasani, ka thënë për Zeri.info se qeveria e Mustafës nuk e meriton të vazhdojë më gjatë.
“E kam nënshkruar se nuk e meriton të qëndrojë më shumë”, ka thënë Hasani.
Ndërkaq, pos Bujës e Hasanit, edhe deputeti tjetër i PDK-së, Rafet Rama, e ka mbështetur nismën e opozitës për ta rrëzuar kryeministrin Isa Mustafa. Ky mocion pritet të shkojë më kuvend për votim javën e ardhshme, gjegjësisht, të mërkurën.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre