Seanca e Kuvendit e cila ishte e paraparë të fillonte në orën 10:00 ku pikë e rendit të ditës është interpelanca e kryeminsitrit, Ramush Haradinaj, nuk po tërheq vëmendjen e deputetëve.
Kjo pasi që në sallën e kuvendit gjenden vetëm 5 deputetë, raporton Arbresh.info.
Rendi i ditës:
Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
Shqyrtimi i propozim-vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për ratifikimin e nëntë (9) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.
Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Reali “gjunëzohet” në “Anfield”, Liverpooli vazhdon të jetë ...
Inxhinieri gjen mesazhin 132-vjeçar në shishe
Keni vazhdimisht të ftohtë? Këto janë arsyet e mundshme pse ...
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...