Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dëshmi e lidhjes sonë të fortë me Kosovën

19:25 | 29 Dhjetor 2024
E.G

Deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli- Dalipi dhe Arbreshë Kryeziu-Hyseni kanë vizituar sot Luginën e Preshevës.

Kështu bëri të ditur, kryetarja e kësaj komune, Ardita Sinani e cila tha se vizita e deputeteve është një shprehje e qartë e përkrahjes dhe solidaritetit ndaj Luginës së Preshevës dhe përkushtimit për të thelluar bashkëpunimin ndërshqiptar, shkruan Arbresh.info.

“Vizita e deputeteve Fitore Pacolli- Dalipi dhe Arbreshë Kryeziu-Hyseni në Preshevë  Kishim nderin dhe kënaqësinë që sot në Preshevë mirëpritëm deputetet e Parlamentit të Republikës së Kosovës, znj. Fitore Pacolli- Dalipi dhe znj. Arbreshë Kryeziu-Hyseni. Vizita e tyre është një shprehje e qartë e përkrahjes dhe solidaritetit ndaj Luginës së Preshevës dhe përkushtimit për të thelluar bashkëpunimin ndërshqiptar.”, ka shkruar ajo.

Ajo tha se në këtë takim janë diskutuar tema të rëndësishme që prekin qytetarë tanë dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon.

“Si Kryetare e Komunës së Preshevës dhe njëkohësisht si Kryetare e Degës së PVD-së për Preshevë, së bashku me Forumin e Gruas, pata privilegjin t’i pres në këtë takim të veçantë, ku diskutuam për tema të rëndësishme që prekin qytetarë tanë dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon.”, shtoi Sinani.

“Falënderojmë deputetet për angazhimin dhe mbështetjen që tregojnë për Luginën e Preshevës. Kjo vizitë është dëshmi e lidhjes sonë të fortë me Kosovën dhe e përkushtimit për të punuar bashkë drejt një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.”, tha mes të tjerash ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme