Google ADS

Deputetet e LDK-së marrin pjesë në konferencë ndërkombëtare

16:58 | 16 Prill 2018
Arbresh.info

Dy deputetet e LDK-së, Doruntinë Maloku dhe Vjosa Osmani janë duke marrë pjesë në Konferencën Globale Parlamentare të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Në këtë konferencë ato do të kenë mundësi të takojnë kryetarë Parlamentesh dhe deputetë nga e mbarë bota.

Ky është njoftimi i plotë:

Grupi Parlamentar

16 prill 2018

Deputetet Doruntinë Maloku dhe Vjosa Osmani po marrin pjesë në Konferencën Globale Parlamentare të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore
Deputetet e Grupit Parlamentar të LDK-së, znj. Doruntinë Maloku dhe znj. Vjosa Osmani, po marrin pjesë në takimin vjetor të Konferencës Globale Parlamentare të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, e cila po mbahet ne Uashington DC.

Në këtë ngjarje dy ditore, deputetet Osmani dhe Maloku do të marrin pjesë në sesione të ndryshme punuese ku do të kenë mundësi diskutimi me zyrtarë të lartë të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, institucioneve të tjera të zhvillimit, si dhe organizatave të shoqërisë civile. Ato po ashtu, do të kenë mundësinë që të takojnë kryetarë Parlamentesh si dhe deputetë nga e mbarë bota.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme