Deputetët e Kosovës në mbështetje të Ukrainës

10:38 | 3 Mars 2022
V. S.

Me pankarta në duar, “Ne qëndrojmë së bashku me Ukrainën”, deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë vënë në mbështetje të shtetit të Ukrainës, pas situatës së krijuar nga agresioni rus.

Sot në seancën e Kuvendit pritet të miratohet edhe një rezolutë.

Vetëm një ditë më parë grupet parlamentare ranë dakord që në seancën e Kuvendit të Kosovës, pikë e rendit të ditës të jetë edhe “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”.

Ndryshe, në ditën e tetë, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus. Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme