Në dhjetor të vitit 2014, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, vendosën të bashkë qeverisin për një mandat zgjedhor, të dy e kishin parasysh se një marrëveshje e tillë nuk ishte e pëlqyeshme jo vetëm nga deputetët e partive të tjera, por edhe nga deputetë të partive që ata vet i drejtonin- PDK e LDK.
Prandaj të dy u përkujdesën që Marrëveshja e koalicionit t’i përfshinte disa zotime që në një farë forme garantonin partneritetin deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2018, shkruan AktivPress.
Thaçi e Mustafa qysh asokohe llogaritën se dikush prej deputetëve mund të ngreh mocion mosbesimi për Qeverinë.
Për këtë ata e siguruan njëri- tjetrin me një pikë të veçantë të marrëveshjes në të cilën shprehimisht thuhet: PDK dhe LDK nuk do të përkrahin mocionet e mosbesimt të iniciuara nga palët e tjera në Parlament. Tash ka ardhur pikërisht momenti për t’u dëshmuar në respektimin e kësaj pike, por Thaçi nuk është më kryetar i PDK-së. Ai tash është president ndërsa PDK-ja drejtohet nga Kadri Veseli.
Por pavarësisht kësaj, në PDK nuk kanë rreshtur asnjëherë zërat për prishjen e koalicionit me LDK-në. Më hapur se gjithë të tjetër këtë e thotë Shukri Buja.
Bile, ai nuk e fsheh se do të jetë nënshkrues i mocionit për rrëzimin e Qeverisë në momentin kur ky dokument të jetë ngritur nga opozita.
“Ka ardhur koha që Isa Mustafa të dal në pension”, ka thënë Buja.
Mirëpo në LDK, ende nuk ka dalur askush publikisht për ta pohuar një gjë të tillë.
Në të kundërtën, deputetë dhe zyrtarë të kësaj partie insistojnë se Qeveria Mustafa, është qeveri që ka krijuar stabilitet financiar dhe ekonomik.
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës