Deputetët e duan Haradinajn në Kuvend me 26 dhjetor

15:11 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Komisioni për Punë të Jashtme ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku është diskutuar lidhur me përcaktimin e datës për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Anëtarët e Komisionit u dakorduan që mbledhja të shtyhet për një datë tjetër në mënyrë që në mbledhje të ftohet edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komisionit Shtetëror për Mirëmbajtjen dhe Ruajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, shkruan arbresh.info.

Kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani tha se mbledhja e radhës do të caktohet me datën 26 dhjetor dhe se ajo do t’i dërgoj ftesë edhe kryeministrit Haradinaj dhe Bulliqit për të marrë pjesë në mbledhje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme