Deputetët e AAK-së vizitojnë minatorët grevistë të Trepçës: Qeveri, vepro urgjent

22:11 | 2 Nëntor 2023
E.H

Besnik Tahiri bashkë me Grupin Parlamentar të AAK-së vizituan sot minatorët grevist të Trepçës.

Ata u informuan lidhur me gjendjen shëndetësore të grevistëve, teksa Tahiri ka thënë se greva është sociale dhe nuk është politike, shkruan Arbresh.info.

I pari i Grupit Parlamentarë të AAK-së me anë të një postimi në Facebook, ka kërkuar nga Qeveria që të veproj urgjent.

Postimi i plotë:

Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike – Qeveri vepro urgjent!

Sonte, si grup parlamentar i AAK-së ishim në vizitë tek minatorët grevistë të Trepçës, ku u informuam për gjendjen e tyre shëndetësore në ditën e dhjetë të grevës.

Nga afër pamë që shëndeti i minatorëve është në gjendje alarmante dhe se veprimi i Qeverisë duhet të jetë i shpejtë në funksion të shpëtimit të jetës së minatorëve. Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike.

Sindikatën e minatorëve e njoftuam, që si parti, nuk jemi këtu për interes politik, por për t’u solidarizuar me ju, duke qenë të gatshëm që të japim kontributin tonë në ngritjen e shqetësimeve të tyre dhe zgjidhjen e problemit përmes mekanizmave në Parlament të Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme