Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë me 4 tetor 2023, Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar, i njohur si IVF.
Ky projektligj duhet të votohet edhe në lexim të dytë për tu bërë ligj, raporton Arbresh.info.
Projektligji për Shëndetin Riprodhues ua mundëson edhe grave të pamartuara të mund të lindin fëmijë, përmes metodës IVF në klinikat publike.
Megjithatë, kjo gjë po kundërshtohet nga disa deputetët të pozitës dhe opozitës, në mesin e tyre janë edhe dy gra deputete.
Deputetja nga Grupi Parlamentarë Multietnik, Duda Balje dhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj, në një prononcim për Arbresh.info tregojnë pse janë kundër këtij projektligji
Balje: Nuk jam kundër IVF në çift, por kundër IFV pa partner
Deputetja Duda Balje thotë se nuk është në tërësi kundër këtij projektligji, por kundër IFV-së pa partner.
“Shumë herë kemi fol për këto. Unë personalisht nuk kam asgjë kundër këtij ligji deri tek pjesa e IVF për femrat të cilët nuk janë në martës, d.m.th. nuk e kanë burrin. Vetëm tek kjo pjesë. Kjo pjesë ka qenë për mu shumë diskutabile, mandej kam konsultuar edhe me disa mjekë dhe sistemin në Kosovë, dhe në fund kam vendosur mos të jap përkrahjen. d.m.th. un s’jam kundër IFV-së por jam kundër vetëm tek kjo pjesë”, tha Balje.
Kundërshtimi i deputetes Balje për miratimin e këtij projektligji ka sjellë debate të shumta, por ajo pohon se nuk është ndjerë nën presion nga reagimet e shumta.
“Jo. Disa deputet brenda Kuvendit kanë mendimin më ndryshe, secili prej neve dhe është problematike, sepse nuk kemi mundësi lirisht për me bo IVF për femra që po duan mu bë nëna pa partner. Nuk kam pasur asnjë kërcenim. Normal kam dëgjuar që Rrjeti i Grave ose disa person që janë kundër, por prapë se prapë edhe ata e kanë mendimi e vet. Ne jemi këtu ku jemi”, shprehet deputetja Balje.
Rashitaj: Projektligji duhet përmirësuar, si e tillë krijohen pasoja të renda
Kundër disa pikave të këtij projektligji, ka dal edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila kërkon përmirësimin e këtij drafti.
“Unë nuk po e kundërshtoj votimin e një Projektligji për fertilizim të asistuar mjekësor përkundrazi, por unë jam për tu kthyer për përmirësim ky draft i këtij projektligji me defekte sa përmbajtjesore aq edhe profesionale. Unë i kam qartësuar disa here disa nga vërejtjet e mia në lidhje me të metat e këtij draft projektligji. Pa përmirësimin e tyre, ky draft po u votua si i tille do krijoi pasoja që në një te ardhme mund ti përjetojmë rëndë edhe si shoqëri. Si i tillë ky draft projektligj nuk i shërben nevojës dhe kërkesave të qytetarëve në mbrojtjen ligjore e shëndetësore të tyre, përkundrazi krijon paqartësi juridike në rast keqpërdorimeve të procedurave të IVF”, ka deklaruar Reshitaj për Arbresh.info.
Ajo kërkon që identiteti i pranuesit dhe dhuruesit të fertilitetit duhet të zbulohet.
Mes tjerash Reshitaj tregon për vërejtët që ka në Projektligj.
“Të largohen pjesët në kitë Projektligj që nuk përkojnë fare me fertilizimin e asistuar mjekësor siç është kapitulli i dyte, ku flet në përgjithësi për shëndetin riprodhues e jo për atë FAM. Tek neni 22 Mbrojtja dhe fshehtësia e të dhënave, tek paragrafi 1 ku thuhet qe identiteti i pranuesit nuk duhet ti zbulohet, dhuruesit dhe e kundërta. Te shtohet paragraf i ri ku thuhet: Tu lejohet fëmijëve pas moshës 18 vjeç të kenë informacione nëse kërkojnë për mundësinë e njohjes se babait gjenetik”, thotë ajo.
Sipas saj, në shtetet e zhvilluara janë tri forma të mundeshme të dhurimit. Dhuruesit anonim të qelizave riprodhuese ose embrioneve, dhuruesi i njohur dhe dhuruesi, apo dhuruesit e hapur të qelizave riprodhuese. Pra dhuruesi i hapur është gjithashtu i hapur për kontakt nga fëmija dhurues pas moshës 18 vjeç.
Reshitaj ka frikë se gjatë procesit të zbatimit të fertilizimit mund të ketë shkelje të shumta dhe masat ndëshkimore, sipas saj, nuk mund të jenë vetëm përmes gjobave.
“Këtu kemi patjetër të bëjmë edhe me vepra penale, në rast të inkriminimit të rasteve gjatë procesit të fertilizimit kur nuk respektohen të gjitha procedurat dhe rregullat. Mos harroni po flitet edhe për shitblerjen e qelizave. Shumë çështje janë lënë që të rregullohen me akte nënligjore, e këtu u lihet në kompetencë ministrit të Shëndetësisë të bëjë këto akte nënligjore, ku ne duhet të sigurohemi që nuk bëhen me mangësi ligjore. Rrjedhimisht, mendoj se ligji duhet maksimalisht të rregulloj sa më shumë materien, në mënyrë që të mos mund të ikim nga miratimi i akteve nënligjore”, thekson Reshitaj.
Sipas saj, dhurimi i qelizave duhet të bëhet vullnetarisht, pasi shitblerja e tyre mund të sjell pasoja të mëdha.
“Dhurues të qelizave për fekondim heterolog mund t’i jepet përparësi vajzave, grave , djemve dhe burrave të moshës madhore me nacionalitet dhe kombësi që përshtaten me nacionalitetin dhe kombësinë në Kosove e që i dhurojnë qelizat në mënyre humanitare dhe me vullnet të plotë Institucionit Shëndetësor që do duhet të posedoj Bankën e Qelizave gjinore. Nëse dikush keqpërdor procesin e IVF dhe bënë biznes në shitblerjen e qelizave dhe dhënien në numër te madh në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasojat mund të jenë shumë të mëdha”, shtoi ajo.
Gjithashtu, deputetja theksoi se është në përkrahje të protestave për të drejtat e grave, të drejtat e fëmijëve dhe të njeriut.
“Dhe unë jam plotësisht në respektim të së drejtës së gruas të di dhe të zgjedh çfarë qelize gjinore do i krijoj embrion që do ti vendoset në mitrën e saj për të lindur një fëmijë. Gjithashtu përkrah të drejtën e fëmijëve që në moshë të pjekurisë të ketë qasje në dokumentacion të identitetit të babait të tij gjenetik”, shtoi Reshitaj.
Çka është shëndeti riprodhues?
Shëndeti riprodhues rregullohet në mënyra të ndryshme nëpër botë. Në shumë vende të botës perëndimore, si në SHBA, Britani të Madhe, Australi, Spanjë, Portugali, Danimarkë, Holandë, riprodhimi përmes dhuruesve të qelizave riprodhuese u lejohet të gjithëve.
Në Gjermani, fëmijëve u mundësohet ta dinë identitetin e babait të tyre biologjik. Në Norvegji, grave beqare iu dha qasja në vitin 2020, ndërsa në Francë në vitin 2021.
Nga vendet e rajonit, në Serbi dhe në Maqedoni të Veriut, bankat e qelizave riprodhuese lejohen me ligj, por ato kanë probleme të ndryshme financimi. Ndërsa, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Mal të Zi, një gjë e tillë nuk lejohet me ligj.
Ndryshe, miratimi i këtij projektligji është kërkuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës të cilat përmes një proteste para Kuvendit të Kosovës kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për zvarritjen e këtij projektligji.
Në pankartat e tyre është shkruar edhe për deputeten Balje, mirëpo kjo e fundit pohon se protestat e tyre janë të drejta teksa thekson se nuk ka asgjë kundër protestës së Rrjetit të Grave të Kosovës./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...