Kuvendi i Kosovës, institucioni legjislativ i vendit kohën e fundit nuk është duke kryer funksionin që ka, duke u vlerësuar edhe si legjislatura më e dobët ndonjëherë. Në seanca plenare, projektligje të ndryshme nuk po mund të kalojnë e as të refuzohen për shkak të mungesës së kuorumit.
Lidhur me këtë kanë reaguar përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe njohës të çështjeve politike.
Driton Selmanaj, drejtor ekzekutiv në organizatën Demokraci Plus në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se elementi kryesor lidhur me këtë çështje është mungesa e kulturës së përgjegjësisë politike karshi qytetarëve të Kosovës.
“Klasa politike në Kosovë vazhdojnë ta shohin postin e deputetit vetëm si privilegj, si mundësi për të realizuar mëditje, të mirat që sjell eventualisht posti i deputetit e assesi si një përgjegjësi karshi njerëzve që i kanë votuar”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se ajo që do të duhej t’i ndëshkonte deputetët është vota e qytetarit. Selmanaj ka propozuar një mënyrë e cila do të zgjidhte sipas tij deri diku problemin.
“Zgjidhja e domosdoshme është që partitë politike parlamentare, shefat e grupeve parlamentare të diskutojnë me deputetët e tyre për t’i bindur ose për të rritur vetëdijen e tyre që ata të vijnë dhe të kryejnë mandatin e tyre që e kanë. Nëse kjo nuk kryhet atëherë normalisht që në situatë të tillë duhet të shkojë vendi në zgjedhje, por në Kosovë ky problem po vazhdon të përsëritet që i bie edhe zgjedhjet nuk është që po e nxjerrin një klasë politike më të përgjegjshme prandaj ata po vazhdojnë me papërgjegjësitë e tyre”, tha ai.
Ndërsa analisti Imer Mushkolaj ka thënë se askujt nuk i konvenon një Kuvend jo funksional me përjashtim të deputetëve.
“Deputetët po tregohen absolutisht të papërgjegjshëm, sa i përket përmbushjes së agjendës legjislative. I papërgjegjshëm po tregohet edhe vetë kryetari Kadri Veseli, i cili në vend se të jetë në seanca, po bën fushatë parazgjedhore. Deputetët duhet t’i marrin përgjegjësitë që i kanë, në mënyrë që të çojnë përpara procese të rëndësishme. Po që se ata vazhdojnë në të njëjtën mënyrë, atëherë duhet shkuar në zgjedhje. Askujt nuk i konvenon një Kuvend jofunksional, me përjashtim të deputetëve dembelë, që paguhen majmë për mospunën e tyre”, ka thënë ai.
Analistët thonë se duhet një qasje tjetër e lidershipit të partive politike dhe grupeve parlamentare për të ndikuar maksimalisht tek deputetët e papërgjegjshëm, dhe nga ana tjetër vota e qytetarëve do t’i ndëshkonte ata të cilët kanë vendosur të injorojnë mandatin e deputetit. /Valdete Berisha/Arbresh.info/
“Duhet ta harrojë rolin e sulmuesit të majtë dhe të shënojë ...
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...