Sot në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës, do të debatohet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.
Megjithëse, në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga deputetë të partive në pushtet, u tha se ende nuk janë pjekur kushtet për një debat publik për formimin e ushtrisë së Kosovës, por me shumicë votash u vendos që ky debat të zhvillohet nesër në emër të Komisionit për Siguri.
Kryetari i këtij Komisioni, Daut Haradinaj nga radhët e AAK-së, tha se me pakon e Marti Ahtisarit, Kosova do të duhej ta kishte ushtrinë në vitin 2013, por sot e kësaj dite ende institucionet përkatëse nuk po janë të gatshme të themelojnë forcën e armatosur.
Haradinaj theksoi se Kosova ka formuar Ushtrinë Çlirimtare pa pyetur askënd në atë kohë, po ashtu edhe transformimi i FSK-së duhet të ndodhë dhe ka ardhur koha që Kosova ta ketë ushtrinë, dhe se institucionet e vendit e kanë për obligim ta shtyjnë këtë proces përpara.
E deputeti nga radhët e Nisma-s, Zafir Berisha, duke akuzuar PDK-në, tha se ky subjekt e ka lënë Kosovën pa ushtri. Berisha, nuk pret debat konstruktiv nga diskutimi i sotem në Kuvend për ushtrinë.
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...