Google ADS

Deputetë e Vetëvendosjes bëjnë homazhe te tre fëmijët që vdiqën 20 vjet më parë në Çabër

14:16 | 16 Mars 2024
K.B

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me aktivistë e anëtarë të qendrës së tyre në Mitrovicë kanë bërë homazhe në Çabër në përkujtim të tre fëmijëve të cilët vdiqën 20 vjet më parë.

Kjo  ngjarje sipas tyre  preku secilin qytetar duke rezultuar në organizimin e protestës paqësore me datë 17 mars.

Tutje thuhet se data 16 mars, shënon një ditë e zezë për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën.

“20 vjet më parë, në Çabër të Mitrovicës, buzë lumit Ibër, tre fëmijë, Egzon Deliu, Avni Veseli, dhe Florent Veseli po luanin duke ndjekur shota të egra. Fillimisht një serb që po korrte tallën aty fillon t’i fyej, e më pas një grup tjetër serb që i bashkohen atij me sharje, ndërsejnë qentë e tyre drejt fëmijëve të cilët të frikësuar fillojnë të ikin dhe hyjnë në lumin Ibër duke humbur tragjikisht jetën e tyre”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme