Procesi i vendimmarrjes dhe zbatimi i procedurave në rastin e deportimit të shtetasve turq është duke u hetuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit.
Deportimi i gjashtë shtetasve turq solli shumë diskutime, duke thënë se edhe u shkelen standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut. Pas kësaj edhe institucioni i Avokatit të Popullit filloi hetimet lidhur me depërtimet e bëra nga institucionet shtetërore.
Indeksonline ka kontaktuar me zyrën e Avokatit të Popullit, të cilët kanë shprehur se tashmë kanë filluar hetimet dhe janë në fazën e mbledhjes së informatave të zbulesave. Sipas tyre, po hetohet edhe procesi i vendimmarrjes dhe zbatimi i procedurave nga autoritetet përgjegjëse.
Më tej, ata kanë nënvizuar se një i tillë është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.
“Veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike në lidhje me arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga territori i Republikës së Kosovës, janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, zbatueshme në sistemin e brendshëm juridik të Republikës së Kosovës dhe kjo konsiderohet si një nga më të rënda shkeljet që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga keqtrajtimi, turpërimi, trajtimi i inhumanitetit dhe degradues, përcaktuar me nenin 3 të Konventës Evropiane “, thotë Zyra për Informim e Avokatit të Popullit.
Sipas zyrtarëve të këtij institucioni askush nuk mund t’ia mohojë mundësinë një shteti për të deportuar shtetasin e tij, por kjo bëhet në harmoni me hapat procedurale që garantohen me vendimet e ligjeve.
“Në asnjë shtet nuk mohohet mundësia për të deportuar ose për të ekstraduar një person, por kjo nuk mund të bëhet pa i përcjellë procedurat procedurale që garantohen me ligjet dhe ndërkombëtare të vendimeve për të drejtat e njeriut. Në rastin konkret, nuk janë ndjekur detyrimet dhe veprimet që mund dhe duhet të ndërmarrin organet kompetente. Në këtë mënyrë dëbuarve u mohuan të drejtat për t’u dëgjuar dhe gjykuar nga organi kompetent publik. Kjo e drejtë poashtu garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë themelore dhe Protokollet e saj shtesë, Paktin për të Drejtat Civile dhe Politike, si dhe me praktikën gjyqësore të GJEDNJ- se. Të gjitha këto instrumente ndërkombëtare janë pjesë e kushtetutës dhe ligjit të Republikës së Kosovës dhe kanë përparësi ndaj dispozitave dhe ligjeve vendore në rast konflikti.” thuhet në përgjigjen e tyre.
Kurse gjetje në lidhje me rastin shumë shpejt do të publikohen me raportin e “Ex Officio”.
Ndryshe, më 29 mars, Policia e Kosovës ka arrestuar dhe dëbuar në Turqi gjashtë qytetarë turq, nga të cilët pesë ishin punonjës në shkollën private “Mehmet Akif” dhe një nga ta mjek turk që vepronte në Kosovë. / Indeksonline/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...