Departamenti Shëndetësor i Burgjeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë njofton se asnjë i burgosur nuk është i prekur me COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 56 teste të bëra sot nga IKShPK në Burgun e Mitrovicës, ku janë përfshirë të gjithë të burgosurit në testim, rezulton se të gjithë janë negativ.
“Kjo dëshmon edhe një herë se përkundër faktit se disa gardian dhe një infermier kanë qenë të infektuar me zbatim të plotë të masave mbrojtëse në punë dhe me disiplinë në këtë periudhë, është arritur që të pengohet përhapja e infeksionit tek të burgosurit”, thuhet në njoftim.
Departamenti Shëndetësor i Burgjeve në bashkëpunim me IKShPK dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës do të bëjnë gjurmimin e kontakteve të të gjithë gardianëve dhe infermierit të infektuar në funksion të lokalizimit të infeksionit, parandalimit të përhapjes në burg dhe në familjet e të prekurve./arbresh.info
Bislimi: Raporti i Komisionit Evropiam 2024 rikonfirmoi zhvi...
Në Tiranë ‘shpërthen’ gripi i shpendëve
Kurti: Vepra e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu është ...
Befasohet Manchester City, pëson disfatë në udhëtim ndaj Bou...
Arrestohet në Liban një zyrtar i lartë i Hezbollahut
Reperi Stresi lirohet nga paraburgimi pas pagesës së dorëzan...