Është arrestuar një grua sot në Gjilan, pasi e njëjta dyshohet se ka denoncuar rrejshëm se ka qenë viktimë e dhunës seksuale dhe grabitjes.
Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se pas veprimeve hetimore për ndriçimin e rrethanave të rastit, ka rezultuar se e dyshuara ka dhënë dëshmi të rrejshme para organeve të hetuesisë.
“E dyshuara e lartshënuar më datë 25 Maj 2024, rreth orës 00:56, ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur tek varrezat e qytetit në Gjilan së bashku me djalin e saj, ishte ndaluar nga dy persona të maskuar, të cilët nën kërcenim e kishin tërhequr brenda rrethojës së varrezave, ku pastaj sipas saj e kishin dhunuar seksualisht dhe ia kishin grabitur me forcë stolitë e arit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton tutje se në koordinim të plotë me Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, me qëllim të zbardhjes së këtij rasti kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore, ku bazuar në provat e marra, deklarimet e palëve të përfshira në rast, raportet mjekësore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, analizimit të shumë materialeve me video-incizime janë siguruar dëshmi se gjithë ngjarja ka qenë një inskenim dhe e njëjta ka raportuar rrejshëm me rastin e lajmërimit të saj në polici.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarës t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe e njëjta do të hetohet në dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’./Arbresh.info/
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbwshtesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij