Një burrë nga Zvicra është, i cili ishte bezdisur nga zhurma e të rinjve në oborr te shkollës ka qëlluar me armë drejt tyre, dhe si pasojë e shkrepjes së zjarrit ka plagosur një kosovar 21 vjeçar.
Burri që ka qëlluar me pushkë një të re në një kënd lojrash në Ebikon LU është fajtor për tentim vrasjeje të qëllimtë dhe dënohet me 6 vjet e 2 muaj burg, transmeton albinfo.ch.
Gjykata kantonale e Lucernit ka konfirmuar aktgjykimin e gjykatës penale, është bërë e ditur sot.
39-vjeçari zviceran duke vëzhguar të rinjtë në oborrin e shkollës aty afër nga ballkoni i tij në vitin 2017, qe ndier i bezdisur nga zhurma e tyre, shkruan sda.ch.
Pastaj ai ka nxjerrë armën e ushtrisë, një pushkë automatike, e ka mbushur, e ka drejtuar në drejtim të grupit prej rreth dhjetë të rinjsh nga një distancë prej 50 metrash dhe ka tërhequr këmbëzën, trasnmeton albinfo.ch. E shtëna ka goditur në pjesën e sipërme të trupit një kosovar atëherë 21-vjeçar dhe e ka plagosur rëndë.
Në fund të vitit 2021, Gjykata Penale e kishte dënuar autorin me 6 vjet e 2 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe rrezikim të shumëfishtë të jetës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...