Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit T.S., nga Sh., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të dënuarit, e ushtruar kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.
Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, i dënuari T.S. është shpallur fajtor për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar dhe i është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.
“Gjykata e Apelit e ka aprovuar pjesërisht ankesën e mbrojtësit të të dënuarit duke e ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë përkitazi me vendimin mbi dënimin dhe të dënuarit i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajve. Në pjesën tjetër aktgjykimi ka mbetur i pandryshuar”, thuhet në njoftim.
Sipas shkresave të çështjes, i dënuari gjatë vitit 2017 dhe 2018 si person zyrtar-Inspektor i Ndërtimtarisë në Komunën e Shtimes nuk i ka përmbush detyrat zyrtare në pajtim me Ligjin mbi Ndërtimin, nr.04/L-110 meqenëse nuk i ka ndërmarrë veprimet ligjore për ta ndalur ndërtimin pa leje ndërtimore të dy shtëpive, pronar i të cilave ishte H.Sh. dhe se gjatë inspektimit të punimeve ndërtimore në muajin shtator 2017 nuk ka hartuar fare procesverbal për të konstatuar ndërtimin pa leje dhe nuk ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve por ka bërë marrëveshje me pronarin që t’ia kryej projektin e ndërtimit për shumën prej 500 (pesëqind) €.
Duke i siguruar se mund ta vazhdojë ndërtimin e shtëpisë dhe se nuk do të ketë kontrolle tjera, ndërsa në muajin prill të vitit 2018, përsëri ka bërë marrëveshje me pronarin e shtëpisë i cili ka filluar ndërtimin e shtëpisë së dytë dhe për çmimin prej 580 (pesëqindetetëdhjetë) €, dhe i ka premtuar se do të bëjë projektin e ndërtimit duke i garantuar se mund ta vazhdojë ndërtimin e shtëpisë dhe se nuk do të ketë inspektime nga askush./arbresh.info/
Fitorja e Trumpit ndikoi edhe në çmimin e naftës
Çfarë do të thotë fitorja e Trumpit për dialogun Kosovë-Serb...
Serbia dëbon dy zviceranë, bënë me duar shqiponjën
“Foto e ditës”, Edi Rama shfaqet pranë liderëve të Turqisë, ...
Besforti dhe Xuxi diskutojnë rreth zarfit të zi: Për neve ës...
Shumë oferta për Lindon Emërllahun, spikasin klube si Hajduk...