Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin dënues kundër të pandehurit I. M. për veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2, pika 2.1 të Kodit Penal të Kosovës (Kodi i vjetër në fuqi deri më datë 14 prill 2019).
“ I pandehuri I. M. është shpallur fajtore dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj i cili dënim me kërkesë dhe pëlqimin e të akuzuarit, i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej tre mijë e katërqind (3400), i cili dënim do të paguhet në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Gjithashtu, i pandehuri I. M., obligohet që palës së dëmtuar, Komuna e Malishevës t’ia kompensoj dëmin në shumën prej tetëmijë e shtatëqind e njëzet e tetë (8.728,90) euro në afat prej dy (2) muaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I pandehuri është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej katërqind e tetë (408.80) euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej njëzet e pesë (50) euro si dhe shumën prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit”, thujet në njoftimin për media.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të pandehurit I. M., gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike i pandehuri, në cilësinë e personit zyrtar, shef i Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të kundërligjshme të dobisë pasurore për vete apo tjetrin me rastin e inicimit të “kërkesës për furnizim me kabllo elektrike” për nevojat e fshatit Gajrak të Komunës së Malishevës, dhe menaxhimit të kontratës së prokurimit, në vlerë prej 8.728.90 euro, nga kompania N.T.SH “L.” me seli në Malishevë, të cilën kabllo edhe pse e ka pranuar, duke e konfirmuar në bazë të raportit të 27 tetorit 2015, nuk vërtetohet se e njëjta është investuar në fshatin Gajrak te Komunës së Malishevës por është vërtetuar se kabllo elektrike për nevojat e këtij fshati ishte investim i KEDS – Distriktit në Gjakovë.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...