Google ADS

Dënohet me burgim të përjetshëm burri që vrau gruan e tij në Kamenicë

13:20 | 4 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Gjykata ka marrë vendim për Nuhi Mavrovqani nga Kamenica për vrasjen e gruas së tij.

Gjykata atij i ka shqiptuar dënim të përjetshëm, nën akuzat për vrasje të rëndë.

Mavrovqani e kishte pranuar fajësinë pjesërisht për vrasjen e gruas së tij, teksa sot aktgjykimi është shpallur nga trupi gjykues në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Rasti kishte ndodhur më 25 korrik në Kamenicë, teksa tanimë i dënuari e kishte kryer aktin me një mjet të fortë.

Të ngjashme