Ejup Ibrahimi nga Prishtina është gjobitur nga Policia e Kosovës me një gjobë trafiku në vlerë prej 6,000 euro.
Të paktën kështu tregojnë të dhënat e sistemit elektronik për Qasjen e Kontrollimit të Tiketave në Trafik, e dizajnuar për t’ju lehtësuar punën qytetarëve.
Mirëpo Ibrahimi ka deklaruar se një gjobë prej 30 euro është paguar mirëpo ende nuk është fshirë nga sistemi, ndërsa asnjëherë nuk ka pranuar gjobë prej 6,000 euro.
Sipas Qamil Behramit nga Trafiku Rajonal gjobat të cilat shqiptohen nga Policia për personat fizik maksimalisht mund të jenë në vlerë prej 500 euro. Ndërsa sa u përket personave juridik vlera maksimale është 1,000 euro.
Në fotografinë e dërguar nga Ibrahimi shihet se statusi i gjobës është “ende në polici” që nënkupton se kjo gjobë nuk është proceduar akoma në gjykatë, andaj edhe kjo shifër pretendohet të jetë gabim.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit ka pasur ankesa për vonesat e fshirjes së gjobave në këtë sistem, i cili aktualisht është në fazën testuese.
Më poshtë gjeni të dhënat e dërguara nga shikuesi i Klan Kosovës, gjoba e të cilit kap shifrën 6,000 euro.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...