Gjykata Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka shpallur aktgjykimin kundër të pandehurit me inicialet N.A., për veprën penale, “Trafikimi me njerëz”.
I akuzuari N.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej pesë vjet dhe dënim me gjobë në vlerë 200 euro, përcjell Arbresh.info.
“I pandehuri akuzohet se “nga data 05.06.2022 deri me datën 08.06.2022 në Gjakovë, në lokacione të ndryshme si afër marketit “V. F. S.”, pastaj në parkun e qytetit, në qendrën e qytetit dhe lokacione tjera, i pandehuri duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të të dëmtuarve E.B., E.B.(1) dhe S.Sh., me qëllim të shfrytëzimit dhe përfitimit nga ta, e duke i kanosur me përdorim të forcës, fillimisht bën rekrutimin e tyre ku i merr që të tre të dëmtuarit nga qyteti i Pejës, e më pas duke i transportuar me automjetin “Golf IV”, e duke i detyruar që të kërkojnë lëmoshë nga qytetarët gjatë gjithë ditës, në orar të pa caktuar dhe mot të nxehtë, ndërsa i pandehuri gjatë kësaj kohe ka qëndruar në automjet të marrë me qira, duke pushuar, e në orë të vona të pasdites të dëmtuarit kanë qenë të detyruar që të gjitha të hollat e fituara nga lëmosha të ia dorëzojnë të pandehurit, ndërsa natën ta kalojnë në ambiente të ndryshme të pa përshtatshme”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./Arbresh.info/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë