Gjykata Themelore në Gjakovë, të hënën, e ka shpallur fajtor të akuzuarin për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja apo shitja e narkotikëve”, Nik Boshi.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Nikollë Komani, i akuzuari Boshi është dënuar me katër vjet burgim efektiv dhe 2000 euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas gjykatësit Komani, të akuzuarit Boshi do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, si dhe e ka njoftuar të akuzuarin se kundër këtij aktgjykimi ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Në seancën fillestare të mbajtur më 27 shtator, pasi që prokurori Ali Uka e kishte lexuar aktakuzën, i akuzuari Boshi e kishte pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohej.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, së përpiluar më 4 shtator 2019, Nik Boshi po akuzohet se më 19 qershor 2019, në ora 21:10, pa autorizim transporton me qëllim të shitjes substancën narkotike.
Siç thuhet në aktakuzë, rasti ka ndodhur në atë mënyrë që gjatë kontrollit të Policisë, njësiti SPK në pikë-kalimin “Qafë-Morinë”, pikërisht në vijën e dytë të kontrollit, të automjetit të markës “Opel Vectra”, të cilën e drejtonte i pandehuri, në pjesën pasme, pikërisht në bagazh i janë gjetur shtatë thasë të mbushur me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 48 kg e 650 gramë, të cilën sasi i pandehuri në ditën kritike rreth orës 11:00 e kishte marrë nga personi Petrit Quti, në qytetin e Bajram Currit, me qëllim të trafikimit në Kosovë, pikërisht në qytetin e Gjakovës, nga forenzika është konstatuar se i pandehuri kishte pasur në posedim 47 kg e 600 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
Për këtë, po akuzohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, nga neni 267 parag.2 të KPRK-së.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja