Dënohet me 22 vite burg, shqiptari nuk dinte asgjë

16:23 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Një person ishte dënuar me 22 vjet burg, por ai nuk e dinte. Rasti i pazakontë i ka ndodhur një 38-vjeçari shqiptar, banues midis Valdera dhe Valdarno në Itali.

Sipas “La Nazione”, shqiptari ishte kreu i një organizate që merrej me drogë, kryesisht aktive në vitin 2006 midis Milanit, Firences dhe Reggio Emilia. Në atë kohë, u konfiskuan 10 kilogramë heroinë, 2 kilogramë kokainë dhe 1 kilogram hashash.

Shqiptari 38-vjeçari nuk ka pasur asnjëherë dijeni për gjykimin apo dënimin e tij.

Sipas të njëjtës gazetë, pritet të bëhet një proces gjykimi, i shkallës së dytë.

Personi i dënuar, ka qenë në Shqipëri për pak kohë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme